Dy vajza të talentuara nga e njëjta familje, me talentin e trashëguar dhe pasionin e përbashkët për muzikën. E kemi fjalën për Wendi dhe Melodajn Manacku.
Ato kanë kohë që publikojnë projektet solo në platformat e tyre, por mesa duket dy motrat Wendi dhe Melodajn Mancaku kanë vendosur të bashkojnë forcat së bashku. Duke ndërthurur gjuhën angleze dhe shqipe, ato kanë realizuar këngën “What will you do?” dhe këtë javë vjen në “The Top List”.
Siç ka treguar edhe më herët Wendi, në një intervistë për “Live From Tirana”, bashkëpunimi me motrën e saj, erdhi si një lloj eksperimentimi, duke dashur të bëjnë një projekt hibrid, gjysmë shqip dhe gjysmë anglisht, për të bashkuar këto dy botë.
“What will you do” vjen me tone shumë të ngrohta dhe të ëmbla. Bashkëpunimi i tyre këtë javë mbyll klasifikimin e Top 100.