Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai për vite të tëra ka dëshmuar se di të jetë ndryshe me prurjet muzikore, të cilat marrin miliona klikime në platforma muzikore online dhe si gjithmonë këngët e tij kanë qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List“.

Projekti i tij i fundit ka qenë “Spektatore”, kënga me të cilën erdhi solo. Ky projekt i Albanit rezultoi ndër më të preferuarit e publiku nga artisti deri më tani. Këtë mund ta shohim dhe nga suksesi i këngës në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare në “The Top List”, Top Awards.

Siç tanimë shquhet për vokalin e veçantë dhe paraqitjen në videoklipet e tij, artisti edhe në “Spektatore” ka ardhur në stilin e tij. E veçanta e këtij projekti këtë herë është se Albani e ka krijuar videoklipin në New York.

Një risi dhe një surprizë kjo nga Albani, por artisti ia ka dalë që kënga e tij të pritet mjaft mirë nga publiku. Megjithatë, duket se ky nuk do të jetë klipi i fundit që Albani do të xhirojë në New York.

Së fundmi ai ka postuar në InstaStory-n e tij një lajmërim për të gjithë ndjekësit e tij atje. Ai ka ftuar prindërit që jetojnë në New York apo aty pranë, nëse kanë dëshirë që djali i tyre të jetë protagonist i klipit më të ri që ai është duke realizuar. Mesa duket do të kemi sërish një projekt muzikor nga ky vend.