Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite. Ajo ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Dafina ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore me të cilat nuk ka zhgënjyer asnjëherë deri tani dhe me anë në të një shkrimi në videon e Tik Tok të postuar ka zbuluar se këtë verë do të publikoj 7 projekte të reja muzikore. Së fundmi Dafina ka postuar një video të këngëtarit Alban Skënderaj dhe ndjekësit mendojnë se të dy artistët do të sjellin një bashkëpunim muzikor këtë verë, pasi dimrin që lamë pas ata publikua bashkëpunimin e tyre të parë që pati shumë sukses.

“Copa Copa” rezultoi padyshim një hit dhe u pëlqye shumë nga publiku duke arritur sukses të padiskutueshëm. Tani shpresojmë që t’i shohim sërish në një tjetër projekt këta dy artistë kaq të talentuar e ndër më të dashurit e publikut.