Pajtim Krasniqi, apo siç njihet me emrin e tij të artit Dj PM ka lindur në Prishtinë dhe prej 10 vitesh luan muzikë. Ai së bashku me Dj Dagz janë si një grup që prej 7 vitesh, bashkëpunimet e së cilëve kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Ndër bashkëpunimet më në zë dhe më të pëlqyera janë ato me artistët si Fifi, Young Zerka, Lindon Berisha, Morena Taraku, Genc Prelvukaj, Yll Limani, S4mm, Elinel, Cricket, etj.
Dj Dagz, emri i vërtetë i të cilët është Arbër Gumnishta, ka lindur në Vushtrri, Kosovë. Më datë 22 Janar 2017, Dj PM & Dj Dagz publikojnë videoklipin “Hit N’ler”, në bashkëpunim me Fajt. Në po të njëjtin vit ata publikojnë “Jena Dashni” me Uki. Një nga hitet që pëlqehen edhe sot është ai me Yll Limanin, “Besom”.
Më datë 6 Janar 2018, Dj Dagz & DJ PM publikojnë videoklipin “Unstoppable”, në bashkëpunim me Genc Prelvukaj. Më datë 8 Shkurt 2018, dyshja publikon videoklipin “Hallall E Ke”, në bashkëpunim me Lindon Berisha. Pas pak muajsh, Dj PM, Dj Dagz & S4MM publikojnë videoklipin “A E Din”. Më pas në 30 Maj 2018, ata publikojnë “Femnat”, në bashkëpunim me Morena Taraku.
Më datë 19 Korrik 2018, Elinel publikon videoklipin “Gangsta”, në bashkëpunim me Dj Dagz & Dj PM. Një vit më vonë, dyshja bashkëpunon me Vesën për “Mora Testin”, që është ripërpunim i këngës së Nexhmije Pagarushës e sjellë në version të veçantë vokalisht nga Vesa. Videoklipi është realizuar me qellim të promovimit të bukurive natyrore nga Agon Nimani, ndërkaq producentë të këngës janë Rzon, Dagz dhe PM.
Më datë 27 Korrik 2019, Dj Pm, Dj Dagz & Gesko publikojnë videoklipin “Boll Mo”. Në po të njëjtin vit dyshja lançon “Kce Sonte”, në bashkëpunim me Young Zerkën. Më datë 12 Shkurt 2022, Dj PM, Dj Dagz & S4MM publikojnë “Tinzake” dhe menjëherë pas kësaj lançohet “Hana” së bashku me Fifin, që bëri që ata të hynin për herë të parë në “The Top List”.
“Hana” pozicionohet në vend të 12-të të klasifikimit për këtë javë.