DJ PM ka qenë sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku ka folur për projektet e tij të reja muzikre, lidhjen me Sarah Berisha dhe eksperiencën e tij si banor në edicionin e parë të “Big Brother Vip Albania”.

Ai së fundmi ka publikuar një projekt të ri muzikor së bashku me DJ Dagz, Zaza dhe Fajt, e cila titullohet “100 gabime”. Një javë daton nga ky publikim dhe duket sikur projekti nuk ka marrë vëmendjen e duhur krahasuar me këngët e tjera. Cilat janë pritshmëritë e artistit? Si është kjo periudhë në tregun muzikor? Ja se si shprehet ai:

Kjo këngë ndoshta ka një javë që ka dalë, por është kjo periudha kohore..Jam shumë realist tani që po flas. Në momentin që fillon Big Brother gjithçka po drejtohet në këtë pjesën tjetër. Edhe zakonisht këngët që fillojnë nga janari deri në maj janë këngë që edhe nëse nuk ecin shumë, nuk ka nevojë të bësh panik me veten dhe të thuash ‘nuk eci kënga, çfarë nuk është në rregull?’ për shkak se e cek sërish që prej Big Brother.

Por artisti u shpreh se gjatë muajve të tjerë të vitit, gjërat janë më ndryshe dhe ka një ngarkesë të madh përsa i përket koncerteve. Kjo puna e klikimeve dhe dëgjueshmërisë, mos duhet të shoqërohen gjithmonë me skandale në mes?

Jo, varet prej artistit që si ka hyrë në treg, si e kanë njohur masa. Unë me Dagz-in nuk jemi si ato që bëjnë skandale për të dalë në qendër të vëmendjes.

Përsa i përket marrëdhënies së tij me Sarah Berishën, artisti na ka ndarë disa detaje ekskluzive që ne jemi shumë të lumtur t’i ndajmë me ju. Si po shkon lidhja e tyre?

Keni pasur mundësi ta shikoni edhe vetë që edhe në rrjete sociale nuk jam tip që postoj shumë me Sarën. Nuk është se postojmë shumë me njëri-tjetrin. Për shembull, për Shën Valentin nuk kemi postuar asnjë foto. Unë jam tip që ashtu siç i ndjej gjërat i bëj. Nuk e bëj se duhet se është Shën Valentini. Që fëmijë kam qenë kështu. Nuk jam tip që më tërheqin gjërat që duan vëmendje. Kështu që të gjitha gjërat që i kam bërë deri tani me Sarën, i kam bërë se i kam ndjerë. Jo se duhen për publikun. Po jap një rast specifik. Kur ndodhi ajo puthja në Big Brother, të nesërmen mos gaboj ka qenë Prime dhe të gjithë shqiptarët e kanë parë, por unë nuk e dija. Në ato momente kur filloi Prime,  Arbana më tha ‘puthe edhe njëherë Sarën’, por unë nuk e ndjeva që ta puth dhe nuk e bëra. Nëse do të merrja vëmendje do ta kisha bërë. Jam tip që i bëj gjërat siç më vijnë mua, jo duke më sforcuar ose pse duhet.

Mesa kuptuam, marrëdhënia me Sarën po shkon shumë mirë. A e ka menduar çifti të hedhë një hap më shumë dhe pse jo të krijojnë së bashku edhe një familje? Ja përgjigja e tij që na gëzoi të gjithëve:

Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim.