I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë këngëtari Micci. Ai ka publikuar këngën e tij “Dua Lipa” për të cilën na foli më shumë, por dhe mbi planet e tij të ardhshme në karrierë…

Si erdhi kjo këngë?

Kjo këngë nuk erdhi e planifikuar, mua më pëlqejnë gjërat spontane. Në fillim erdhi si spontane, pastaj e kam menduar më gjatë dhe ka disa arsye se përse ia kam vënë titullin Dua Lipa. E para sepse siç e dimë të gjithë Dua Lipa është një trend botëror. Fatmirësisht është shqiptare, është krenaria jonë. Jam një fans i saj, më pëlqen se si e ka ndërtuar karrierën, artin që bën. Plus dhe emri Dua është shqiptar, ajo na ka treguar se sa e bukur është gjuha shqipa dhe tani atë emër e thotë gjithë bota.

Mendove se ky titull do të godiste në treg?

Përveç kësaj, ishin dhe këto arsye të tjera. Por normale ishte dhe për marketing. Mendoj se goditi.

Ti punon me Alandy dhe Young Zerka, ky i fundit ka qenë dhe pjesë e videoklipit…

Young Zerka ka publikuar dy këngë tani dhe ka dhe shumë të tjera. Ai ka qenë dhe në videoklipin e “Dua Lipa”. Është një artist shumë i madh. Imazhi i tij e ka ndihmuar akoma dhe më shumë këngën, i ka dhënë pak më shumë seriozitet. Unë e vlerësoj shumë si artist. Është një artist i madh, plus fisnik, që ndihmon artistët e rinj pa kurrëfarë interesi dhe xxhelozie që e shohim shpesh në industrinë tonë.

Si e shikon tregun muzikor shqiptar në vite?

Industria është shumë rrëmujë. Po prodhojnë shumë këngë dhe kualiteti ka rënë, për shijen time. Unë gjithmonë mundohem të sjell diçka të re, diçka ndryshe nga çfarë po bëhet. Fansave të mi jua premtoj që nuk do jem kurrë i njëjtë, gjithmonë do sjell diçka të re. Kam shumë këngë që pritet të sjell dhe kam eksperimentuar në disa rryma të tjera, por stili është i njëjtë.

Sa i hapur je për të bërë bashkëpunime për t’u ngritur në karrierë?

Nuk jam shumë pas ngritjes si raketë, dua që të vijë shkallë-shkallë dhe të ketë baza të forta. Sa i përket bashkëpunimeve, jam i hapur, por me këngëtarë që ua vlerësoj muzikën e tyre.