Vonoi, por nuk harroi… Micci rikthehet pas dy vitesh në klasifikimin e “The Top List”. 

“Dajo” është kënga e tij e fundit, që është një prej hyrjeve më të reja të javës. U deshën dy vite, që Micci të sillte këtë projekt dhe ta zëvendësonte të gjithë mungesën e tij.

Ishte “Dua Lipa” projekti që e solli atë për herë të parë në klasifikim në vitin 2023. Që atëherë u dallua stili i tij i veçantë dhe që tërhiqte vëmendjen.

E pikërisht kjo vihet re edhe tek projekti i fundit i Miccit. “Dajo” është një këngë tërheqëse dhe ritmike, që bie menjëherë në sy dhe tipike për stinën e verës.