Fifi do të sjellë sërish koncertin e saj “Me laps e letër”, por këtë herë në Prishtinë. E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, artistja ka folur më shumë për surprizat që ka rezervuar për publikun…

Është koncerti im i parë në Prishtinë. Kam qenë nëpër vende të vogla, por nuk është se kam bërë ndonjë koncert në Prishtinë brenda. Unë jam nga Ferizaj, por shkollën fillore, të mesme, universitetin i kam bërë në Prishtinë, krejt shoqërinë e kam nga Prishtina, njoh shumë njerëz andej dhe mezi po e pres këtë 4 Dhjetor, se kam shumë njerëz që ma duan muzikën andej dhe nuk kanë pasur mundësi të vijnë e ta dëgjojnë muzikën time live.