“PaGajle” është një nga prurjet më të reja që i është shtuar tregut muzikor shqiptar, e cila është sjellë me një stil shumë të vecantë nga Fifi dhe Young Zerka.
Në këtë projekt muzikor Young Zerka ka ardhur paksa ndryshe krahasuar me këngët e mëparëshme, duke u përshtatur aq mirë me Fifin dhe duke krijuar kështu një kimi mes tyre.
Në një sonazh të bërë në faqen zyrtare të “Top Awards” në Instagram, është shtruar pyetja nëse mes dyshes ekziston një kimi dhe sipas tyre 59% pranojnë se dyshja ka një kimi ndërsa 41% duket se nuk janë aq fort të bindur.
Përpos këtij fakti, publiku e ka mirëpritur këtë bashkëpunim të dyshes së suksesshme, duke e futur menjëherë në klasifikimin e “Top Awards”, që në javën e parë të publikimit.