Jo vetëm Bardhi, por së fundmi dhe Meriton Mjekiqi ka ardhur me projektin e tij të ri. Duket se edhe pse po shijojnë eksperiencën e tyre në “Big Brother VIP Albania 3”, ata kanë përgatitur paraprakisht dhe projektet muzikore.

Meriton Mjekiqi pak ditë më parë ka lançuar këngën e dytë nga albumi i tij i ri. Banori i “Big Brother VIP Albania 3” këtë herë solli një bashkëpunim me reperin Majk.

“Ku je” titullohet ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe me videoklip. Këtë duet zgjodhi ta publikojë pikërisht për Ditën e të Dashuruarve më 14 Shkurt.

Kjo është kënga e dytë nga albumi, pasi të parën “Firmato” e lançoi në duet me Bardhin. “Ku je” pozicionohet këtë javë në vend të 99-të për këtë javë.