Një projekt i ri muzikor ka bërë bashkë dy emra të mëdhenj të skenës shqiptare. Bëhet fjalë për Adelina Ismailin dhe Mentor Hazirin, të cilët kanë sjellë “Lulekuqe”.

Mentor Haziri dhe Adelina Ismaili vijnë në “The Top List” me këtë projekt të ri, një këngë me ndikime të forta emocionale. “Lulekuqe”, vjen me një kombinim unik të këtyre artistëve të mëdhenj e me një zë të fuqishëm.

“Lulekuqe” është një baladë që prek zemrat e dëgjuesve, me një tekst që flet për dashurinë dhe bukurinë e natyrës, duke i dhënë këngës një emocion të thellë. Dy artistët kanë arritur të krijojnë një atmosferë të veçantë që e bën këngën shumë të pëlqyer për dëgjuesit.

Zëri i Adelina Ismailit, i njohur për fuqinë dhe pasionin që ka, bashkohet kaq bukur me zërin e Mentor Hazirit, duke krijuar një ekuilibër të mrekullueshëm në interpretimin e këngës. “Lulekuqe” pozicionohet në vend të 55-të për këtë javë.