E gjithë vëmendja e botës është kthyer tek populli i Ukrainës dhe lufta që po ndodh atje. Tashmë kemi dhe një këngë që lidhet me situatën në fjalë. Mentor Haziri ka ardhur së fundmi me një himn për Ukrainën.

Mentor Haziri ka risjellë një këngë shumë të vjetër ukrainase. “Lament for Ukraine”, folklori qindravjeçari lindi si ide për ta përpunuar duke marrë shkas nga situata aktuale në vend. Këngëtari tregoi se si një viktimë e luftës në Kosovë ndjeu emocione të forta gjatë realizimit të projektit.

Kënga që mban titullin “Lament for Ukraine” ka marrë një vëmendje të madhe në Irlandë. Mentor Haziri tregoi se klipi është xhiruar në Irlandë dhe në një shkollë të shkatërruar nga lufta në Kosovë.

Ai u shpreh se kjo këngë është shpërndarë si mesazh paqeje, kundër agresionit rus në Ukrainë. “Lament for Ukraine” e ka renditur artistin në vend të 84-të të klasifikimit të “The Top List”.