Ka vetëm pak ditë që MC Kresha ka nxjerrë në treg projektin e tij të fundit muzikor dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim me Lavda.
Në pamje të parë duket sikur artisti ka ndërruar profesion por “Business” është titulli që mban projekti më i ri muzikor, i cili është pjesë e albumit ““Rapsodët n’Rap t’Sotit” dhe autorët janë vetë MC Kresha dhe Lyrical Son.
Edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga publikimi i këngës së tij të fundit, MC Kresha di të zgjedhë kohën e duhur për t’u rikthyer në treg dhe të tërheqë vëmendjen e publikut. Që në javën e parë të publikimit, “Business” është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, duke u pozicionuar në vendin e 50-të.
Kresha vazhdon të jetë pjesë e Top Listës me bashkëpunimin e tij me Lyrical Son dhe Ledri Vula, “Hip Hip”, i cili prej 18 javësh ka mundur t’i rezistojë hyrjeve të reja.