Tre prej artistëve më të famshëm e më të dashur nga publiku, janë bërë bashkë në një projekt të ri muzikor. Po flasim për Dhurata Dorën, Mc Kreshën dhe Lyrical Son.
Treshja e artistëve kanë sjellë “Tortura”, që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ky projekt është pritur mjaft mirë nga publiku që në çastet e para të publikimit.
“Tortura” padyshim mund të cilësohet si një nga hitet e kësaj vere, edhe pse është ende herët. Pradyshim një bashkim i këtyre artistëve nuk kishte si të mos ishte një sukses i paparë.
Edhe pse Dhurata Dora shquhet për hite verore, surpriza e këtij projekti mund të themi se është Mc Kresha dhe Lyrical Son. “Tortura” nuk ndryshon shumë nga projektet e tjera të Dhuratës, por duhet thënë se strofat e dy reperëve e çojnë këngën në një tjetër nivel.