Martin është një ndër zërat më të vecantë që i është bashkuar klasifikimit zyrtar për këtë javë. Pavarësisht se është vetëm 17-vjec, Martin ka një talent të jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar më së miri në projektin e tij muzikor “Want me Back”, i cili për këtë javë mban vendin e 61-të.

Po kush është Martin?

Martin Pano është vetëm 17-vjec dhe ka lindur në qytetin e Selanikut, në Greqi. Martin është me origjinë nga Korca dhe studion në shkollën “Ismail Qemali”.

Rrugëtimin i tij si artist, Martini e ka nisur në vitin e parë të gjimnazit, me pjesëmarrjen në “Art Fest”, ku u vlerësua me cmimin si debutuesi i ri më i mirë. Ai ka vijuar më tej të marrë pjesë në aktivitete të tjera, përfshi këtu Festën e Këngës Shqiptare, organizuar nga Gjergj Leka.

Momentalisht Martin ka nisur bashkëpunimin e tij me “Bulza Entertainment”, nga ku ka dalë edhe projekti i tij më i ri, “Want me Back”

Martin ka shpjeguar për “Top Awards” se bashkëpunimi me Bulzën ka lindur falë Bojken Lakos, i cili kishte spikatur zërin e tij të mrekullueshëm dhe i kishte premtuar se do e ndihmonte në promovimin e tij si artist.