E ftuar në studion e “Pardon My French” në Top Albania Radio, ka qenë artistja Kanita, e cila ka folur më shumë për rrugëtimin e saj muzikor, si dhe projektet e fundit…

Unë do të kisha shumë dëshirë që të gjitha këngët e mia të kishin sukses edhe jashtë, por nuk është ajo ideja, jo gjithmonë. Sepse unë njëkohësisht punoj edhe në anglisht, që mundohem t’i përhap nëpër radio të ndryshme. Por që nuk është ky qëllimi i vetëm. Kur bëj këngë shqip, i bëj për shqiptarët. Kur kam punuar për “Don’t let me go”, që është kënga ime që ka shkuar ndërkombëtarisht, kemi marrë ‘Platiunum’ nga Rusia, nuk e kam pritur fare. Madje në fillim kur e kemi bërë këtë këngë kam thënë që nuk më pëlqen, nuk do e bëj kurrë. Dhe menaxheri më ka thënë që do e bëjmë, sepse kam qenë e vogël, 16 vjeçe. Dhe çuditërisht ajo kënga eci shumë mirë dhe eci pas gjashtë muajsh.