Majk nuk po gjen dot qetësi! Duket se dhimbjet e dashurisë janë ende tema aktuale në këngët e tij.
Artisti ka publikuar këngën e tij më të re vetëm disa ditë më parë. “Ku je fshehë” ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku.
Kjo këngë në fakt pati një impakt të madh tek audienca që para publikimit. Pak para lançimit, Majk bëri lëmsh rrjetin duke postuar një foto në rrjetet e tij sociale, ku shihej dora e një vajze teksa ai vendos unazën e fejesës, duke lënë të kuptohej se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale.
Menjëherë rrjeti pati reagime të shumta, me një pjesë të mirë që mendonte se e gjitha kjo ishte një marketing për projektin e ri. E ashtu siç u parashikua, unaza ishte pjesë e këtij klipi, siç ishte dhe fustani i bardhë dhe vajza që “i është fshehur” Majkut…