Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej kohësh tashmë, Majk dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë së fundmi. “Më fal” mban titullin kënga e re, që vjen si një dedikim për gjithë zemërthyerit.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë ata, ndërsa kanë patur dhe ndihmën e reperit Elinel. Bashkëpunimi i tyre është një këngë dashurie, e cila i përshtatet më së miri kohës.”Më fal” ka vetëm pak që është lançuar së bashku me videoklipin shumë të veçantë që vetëm dyshja mund të sjellin në YouTube.
Nuk dimë të themi nëse pas tekstit fshihet një përjetim personal i dy artistëve, por ai është shumë i ndjerë. Pjesa më e madhe e njerëzve mund ta gjejnë veten në këngë nëse janë lënduar në të shkuarën dhe tashmë e kanë vështirë të besojnë.
Kënga ka marrë shumë komente pozitive deri tani dhe me siguri do na shoqërojë për shumë gjatë. Fundja nuk prisnim asgjë më pak nga kjo dyshe që ka krijuar tashmë grupe të mëdhenj fansash dhe janë artistë që adhurohen nga të gjithë. “Më fal” e ka pozicionuar dyshen në vend të 80-të të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.
https://www.youtube.com/watch?v=c6f6S3BA8Fw