Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga të gjithë. Pasi arriti suksesin e padiskutueshëm në “Big Brother VIP Albania 2”, tani ai është fokusuar tek ‘dashuria e tij e parë’, muzika.

Pas daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka rrëfyer se do të vijojë me projekte të tjera muzikore dhe ka zbuluar emrat e disa artistëve me të cilët po planifikon të sjellë bashkëpunime. Luizi tha se tashmë kanë në plan të sjellë duete me disa prej emrave më të njohur të skenës, por edhe këngë të tjera solo.

Madje, vetëm një javë më parë teksa ishte i ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas”, ai prezantoi dhe projektin e tij të parë që pas daljes nga shtëpia. ”2 shotsa” erdhi në bashkëpunim me Donaldin dhe i menjëhershëm ishte dhe reagimi i publikut.

Ky projekt është pritur mjaft mirë nga fansat e të dy artistëve, duke qenë se erdhi dhe si një surprizë. Votat e publikut e kanë renditur menjëherë në kreun e “The Top List” për këtë javë.

Por kjo nuk është e vetmja këngë e Luizit e pozicionuar në Top 5 të klasifikimit. Kënga “Me ty” që e riktheu pas shumë vitesh në muzikë, renditet në vend të tretë. Ndërsa remix-i i kësaj kënge nga Dj Benito pozicionohet në vend të katërt.