Ai është fituesi i padiskutueshëm i “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli, një emër apo një fenomen?! Këngëtari Luiz Ejlli vinte me një të shkuar të ndritur në muzikë, pasi kishte fituar tashmë një sërë kompeticionesh të rëndësishme, por fati e deshi që të ishte pikërisht “BBV” ai që i dha shkëlqimin e duhur yllit të dashur dhe aq shumë të komentuar.

Pas mbarimit të “BBV2”, tashmë  Luiz Ejlli është mjaft i angazhuar me koncerte dhe shumë projekte të reja. Deri më tani pas daljes nga shtëpia Luizi ka publikuar bashkëpunimin muzikor me Donald Veshaj dhe duket se po punon për këngën e tij të re. Këtë na e ka treguar duke postuar një foto nga një studio muzikore ama nuk dihet nëse këtë herë do të jetë një bashkëpunim apo një solo.