Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në botën e showbiz-it shqiptar. Çdo veprim i këngëtarit të njohur komentohet shpejt si dhe bëhet menjëherë virale në rrjetet sociale.

Gjithashtu thuhet se shuma që ai merr për një koncert i kalon mbi 30 mijë euro, duke sfiduar kështu edhe këngëtarët më me zë të momentit. Por jo vetëm kaq, pasi duket se ai nuk ka të ndalur me projekte të reja.

Luiz Ejlli me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale ka bërë të ditur se është në finalizim të këngës së re. Artisti ka publikuar një imazh të shkëputur nga videoklipi i ri.

Kjo nuk dihet nëse është bashkëpunimi me Ghetto Geasy ashtu siç paralajmëroi, apo ndonjë këngë e tij solo. Kënga e tij e fundit ka qenë “Dedikim”, e cila vijon të ruajë fronin e “The Top List” edhe për këtë javë.