Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ”Big Brother VIP”. Të gjitha këngët që ai ka publikuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në kuadër të dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime. Projekti i tij i radhës është dedikim për njeriun e tij të zemrës, Kiara Titon dhe kënga titullohet ‘Dedikim’ dhe sapo është publikuar në YouTube.

Dedikimi për partneren e tij ishte ndoshta gjesti më romantik dhe në pjesën e refrenit, përmendet emri i moderatores. Për më shumë ndiqni videon më poshtë për të dëgjuar projektin e plotë.