Prej kohësh në median online përflitet se përgatitjet për sezonin e ri të “Dancing with the Stars” kanë filluar dhe duket se Luiz Ejlli na i ka vërtetuar më së miri fjalët që qarkullojnë. Këngëtari i njohur ka bërë një postim në profilin e tij të Instagram-it, ku shihet në zyrat e Top Channel, ndërkohë që në video shfaqet stafi drejtues i programit, duke bërë përgatitjet për një ndër programet që rezultoi mjaft i suksesshëm, sezonin e kaluar.

“A jeni gati për Dancing? Me gjëra të mia, më gjëra të bukura”, shprehet këngëtari në videon e publikuar, që është bërë menjëherë virale.

Nuk është ende e qartë se cila ështe arsyeja e vërtetë që Luizi gjendet në mes të stafit të “Dancing” por duhet theksuar fakti se Luizi është dalluar për kërcimin e tij mjaft të vecantë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, duke shtuar më shumë dyshimet se pjesëmarrja e tij do kishte shumë kuptim. Nga ana tjetër, i njohur si një personazh tepër social dhe që dëshiron të dijë cdo gjë që ndodh rreth tij, prania e tij në mbledhjen e “Dancing with the Stars”, mund të ketë qënë krejt rastësore.

Cilado qoftë arsyeja e vërtetë, një gjë e është e sigurt, publiku po pret me padurim sezonin e ri të “Dancing with the Stars”, me apo pa Luizin.