I ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas” ka qenë fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Ai ka rrëfyer gjithçka rreth eksperiencës pas pjesëmarrjes së tij në një format si “Big Brother VIP”. Gjithashtu ai zbuloi edhe më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta të cilat kanë ndikuar në karrierë.

Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja. Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën.

Ai zbuloi se ka pasur kërkesa nga kandidatët, njëkohësisht me këtë rast dha edhe një përgjigje nëse do t’i futej politikës. Ejlli u shpreh se do të qëndrojë jashtë politikës, pasi nuk e sheh të përshtatshme përfshirjen.

Përveç atyre që më kanë ardhur në shtëpi, erdhën tre, i thashë që me sa di unë kam fituar një spektakël, dhe me sa po kuptoj kam fituar zemrat e tyre. Nuk e shoh të përshtatashme që unë të përfshihem me politikë dhe të merrem.

Pasi Luizi fitoi BBV a e ka uruar ish-partnerja e tij?

Me gjithë respektin që kam për atë vajzë, e cila ka familjen e saj, i uroj gjithë të mirat se nuk kam asgjë të keqe me të. Nuk më ka uruar për fitoren. Nuk ka lidhje, ne jemi ndarë në mënyrë paqësore. Nuk më ka ngelur qejfi, nuk e paragjykoj. Me aq sa e njoh jam e bindur që i është bërë qejfi.

Luizi u pyet gjithashtu edhe për deklaratën e Kiara Titos e cila shprehu dëshirën për tu bërë nënë.

Donald: Planet me Kiarën, shtatzënia. Kiara ka thënë s’dua emision dua të bëhem nënë, çfarë mendimi ke ti, çfarë do bësh ti?

Luizi: Le të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf me u ba kryeministër, le të bëhem edhe unë…

Romeo: Pse i ndatë detyrat, ti do shkosh karrierën ajo familjen? Do bëni fëmijë?

Luizi: Burrë për shtëpi pra. Do të bëhen fëmijët, do rriten, 1,2,3,4, sa të na fali Zoti. Un them s’kam ngrënë bukë akoma ti thua a do bësh fëmijë.

Donald: S’ke pasur nerva fare?

Luizi: Jo nerva, po akoma se kam kuptuar sa e madhe është jashtë. Unë kam mendu se do isha si Iliri, do dilja, do bëja një xhiro me Sabianin. Nuk ishte kështu.