Fituesi i “BBV”, Luiz Ejlli, po shijon pa masë famën e tij pas përfundimit të këtij spektakli. Ai është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në industrinë muzikore shqiptare.

Këngëtari prej disa ditësh ka udhëtuar në Amerikë për të performuar në disa vende. Ai ka interpretuar edhe disa nga hitet e tij më të fundit që janë kthyer ndër më të preferuarat e publikut, si “Me ty”, “Dy shotsa” dhe “Përjetësisht”.

Ndërsa po performonte, në disa video në rrjetet sociale ai shihet se është mbushur me dollarë. Duket se Luizi po mirëpritet nga të gjithë shqiptarët atje dhe njëkohësisht po korr dhe suksese të tjera në karrierën e tij.