Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luizi Ejlli, tashmë është rikthyer edhe në skenën e muzikës pasi që me daljen e tij ai është parë i angazhuar me koncerte dhe së fundmi ka publikuar edhe një këngë. I vendosur tashmë prej kohësh në qendër të vëmendjes, Luizi po e shfrytëzon në maksimum këtë periudhë duke qenë mjaft aktiv në muzikë.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” Luiz Ejlli ka rrëfyer se do të vijojë me projekte të tjera muzikore dhe ka zbuluar emrat e disa artistëve me të cilët po planifikon të sjellë bashkëpunime. Luizi tha se tashmë kanë në plan të sjellë duete me disa prej emrave më të njohur të skenës, por edhe këngë të tjera solo.

Noizy, Stine, Elvana Gjata dhe Ylli Limani janë disa nga emrat që përmendi këngëtari, me të cilët ka planifikuar të bashkëpunojë për disa projekte muzikore. Madje, teksa ishte i ftuar në emision, ai prezantoi dhe projektin e tij të parë që pas daljes nga shtëpia. ”2 shotsa” erdhi në bashkëpunim me Donald Veshaj.