Luar është një nga artistet më të dashura shqiptare. Shumë e talentuar dhe me këngë që sot janë hite muzikore, Luar ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” në Top Albania Radio në një intervistë speciale si asnjëherë më parë për të folur për muzikën dhe jo vetëm.
E pyetur për hapat e para në karrierën muzikore, Luar shpjegoi si nisi e gjitha deri te bashkëpunimi me Flori Mumajesi “Gjithmonë”.
Flori ka bërë këngën e parë për mua në një festival fëmijësh. Ai donte të bënim diçka më vonë dhe në moshën 16-vjeçare shkova në studion e tij.
Por pse zgjodhi këngëtarja të largohej nga Shqipëria në një kohë kur karriera e saj ishte në majë?
Bëra edhe këngën “Udhëtim” e cila dhe ajo shkoi mirë. Por e vendosa brenda ditës të shkoj të bëj shkollën jashtë.
Luar foli edhe mbi projektet që ka në plan së shpejti:
Po punoj për duete të tjera, singles të tjera. Kam shumë dëshirë të vazhdoj të prodhoj.
Ndërkohë bashkëpunimi i sa me Mixey, “Ami” renditet në vend të 84-të të klasifikimit të “The Top List”.