Edhe për një tjetër javë tashmë, Luiz Ejlli qëndron në krye të klasifikimit të ”The Top List”. Kënga e tij e krijuar brenda shtëpisë së ”Big Brother VIP”, ka thyer çdo rekord të mundshëm dhe është shndërruar në një hit.

“Me ty” dëgjohet kudo dhe për Luizin flitet nga të gjithë. Mund ta themi pa frikë se ai është personi më i komentuar i momentit dhe shpesh cilësohet me epitetin ‘Luan’.

E nga ana tjetër kemi ’Luaneshën’ e Top Awards që ka mbyllur ”The Top List” për këtë javë. Po flasim për Dafina Zeqirin.

Dafina gjithashtu ka paralajmëruar për lançimin e një albumi të ri, ku dy nga këngët kryesore të tij janë publikuar së fundmi, “Une jom ajo x Caviar”. Ky projekt ’2 në 1’ e ka pozicionuar atë në vend të 100-të.

Megjithatë mund ta marrim me mend se java e ardhshme do të na përballë me të tjera surpriza. A do ta mbajë Luizi sërisj kreun?