Një nga çiftet më të famshëm dhe më të komentuar, si për jetën e tyre personale por edhe atë profesionale janë padyshim Loreda dhe Mozzik. Ne i kemi dëgjuar shpesh projektet e tyre muzikore dhe publiku i pëlqen shumë. Në fakt, në çdo bashkëpunim që ata si dyshe kanë sjellë së bashku, gjithnjë i kemi dëgjuar duke kënduar në gjermanisht, siç mund t’a keni vënë re dhe në renditjen e “Top Awards”.
Por mesa duket lutjet e fansave që ata të dy të sjellin një këngë në gjuhën shqipe, më në fund janë dëgjuar. Loredana dhe Mozzik kanë sjellë projektine tyre më të ri në shqip, të titulluar “Nese don”. Duhet thënë se kjo ishte fiks ajo që i kishte munguar çiftit. Fansat e dyshes nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
Mbase diçka e tillë vonoi, por nuk harroi aspak. A mund të gabojmë nëse themi se “Nese don” është një nga projektet e tyre më të mira? Padyshim që Mozzik dhe Loredana kanë goditur në shenjë me këtë zgjedhje të tyren.
Të kënduarit në shqip i shkon kaq shumë për shtat atyre. Ndoshta duhet t’a konsiderojnë që në të ardhmen të sjellin përsëri këngë të tilla. Të paktën neve do na pëlqente që t’i dëgjonim.
E dimë me siguri se ky projekt do të arrijë sa më shumë sukses. Momentalisht “Nese don” renditet në vend të 25-të të klasifikimit në “The Top List”.