E ftuar në studion e ”Lancio” në Top Albania Radio, ka qenë artistja Loré. Ajo ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri ”Extasy” për të cilën na ka treguar më shumë, por gjithashtu dhe shumë të pathëna.

Si fillim, këngëtarja na foli për muzikën e cilave viteve është e tërhequr dhe ku e sheh më shumë veten.

Kemi parë shumë materiale të viteve ’80 -’90 që janë risjellë. I dashuroj. Jam fanse e viteve ’80-’90. Është studiuar që vitet kanë qenë të arta edhe muzikalisht gjithashtu. Unë jam gocë pop-i, vitet 2000 janë për mua.

Për herë të parë, Loré na tregon se si lindi ideja, titullin dhe si u krijua projekti i saj më i fundit muzikor…

‘Extasy’, titulli është ‘highlight’ i këngës, pasi është fraza që përmendet më shpesh. Ishte si e faktuar që në fillim kur shkruajtëm tekstin. Ky bashkëpunim me NaBBoo ka qenë shumë eksperiencë e lezetshme. E krijuam në studion e NaBBoo-s në Maqedoni. Kam qenë bashkë me Alban Kondin, i cili është dhe tekstshkruesi i këngës. Materiali është shkruajtur në anglisht, pastaj u përkthye në shqip. Këtë material mund ta marrë një shtëpi e huaj diskografike për shpërndarje internacionale. Jemi në proces negociatash. Materiali është shkruajtur për 3 orë, me gjithë produksion, tekst, energjia është e mirë dhe materiali doli shumë i mirë. Ishte befasuese dhe për ne. Unë jam super e lumtur me materialin si është finalizuar, por është herët për të thënë nëse i ka përmbushur pritshmëritë. Ky ishte klipi im i parë. Isha vetja. 

Në rubrikën e re në “Lancio”, Loré u vendos para pyetjeve ku duhej të jepte një përgjigje me, në fakt ‘top 3’ vendet e para.

3 këngët e preferuara: Words of Silence, Viva La Vita nga Coldplay dhe Frozen e Madonna.

3 njerëzit e preferuar në jetën tënde: mami, babi, vëllai.

3 cilësitë më të mira që ka: empatia, kreativiteti, modestia.

3 më të këqijat: perfeksionizmi, mbindjeshmëria, autokritike e tmerrshme.

3 vende që mund të bënte dashuri: Avioni është ‘nice’, natyrë kam përshtypjen, ishujve dhe në qendër tregtare.