Një tjetër surprizë nga Loré. Artistja vjen sërish me një këngë të re, këtë herë dedikuar dashurisë dhe mban titullin “Të Du”.

Ky projekt ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”, madje duke u pozicionuar në vend të pestë. Një pozicionim ky mjaft i mirë për një hyrje të re në listë.

Loré ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me zerin e saj melodioz. Edhe tek “Të du” vemendja shkon tek tek zëri i saj unik, por edhe teksti mjaft i prekshëm.

Një këngë e cila është e sigurtë që shumë prej nesh do gjejnë një pjesë nga vetja e tyre. Melankoli, ndjenjë, nostalgji, tek të “Të du” do gjeni çdo emocion…