Pas disa javësh mungesë, Lluni rikthehet me një projekt të ri. Nga bashkëpunimi i fundit shumë i suksesshëm me Ledrin, tani reperi vjen solo në “Top 3”.
Lluni është padyshim një nga reperët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar. Me një stil mjaft të veçantë dhe unik, ai ia ka dalë që të dallojë nga të tjerët.
Artisti u bë i njohur për herë të parë për publikun e Top Awards në vitin 2019 me një bashkëpunim me Lyrical Son në projektin “JBMTQR”. Pas kësaj ai bashkëpunoi dhe me artistë të tjerë me të cilët pati gjithashti shumë sukses, si me Blleki në ”Tërmet” dhe ”Narcos” me Ledri Vula.
“Top 3” është projekti i tij i fundit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”. Teksa ende nuk renditet në Top 3 të listës, Lluni duket se është në rrugën e duhur.
Momentalisht kjo këngë renditet në vend të 99-të të klasifikimit të ”The Top List”. Le të shohim si do jetë ecuria e tij në vazhdim.