Të gjithë fansat e Elvanës, Capital T dhe 2po2 ende nuk janë lodhur së dëgjuar bashkëpunimin e tre artistëve, “Lejla”, duke bërë kështu që kjo këngë të vazhdojë rekordin e saj, si kënga më e vjetër në klasifikim.
Për plot 81 javë, ky projekt muzikor nuk ka mundur të mposhtet pavarësisht se në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, çdo javë kemi prurje të reja.
E publikur në tetorin e vitit 2016, “Lejla” vazhdon të votohet rregullisht në “The Top List”, duke u pozicionuar mjaft mirë në klasifikim. Falë mbështetjes së publikut shqiptar, kjo këngë për këtë javë mban pozicionin e 50-të.
Pavarësisht se të tre këta artistë kanë publikuar projekte të reja, të cilat gjithashtu kanë korrur sukses, “Lejla” nuk mposhtet nga rekordi i saj.