Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Së fundmi ai ka qenë mjaft aktiv me projekte të reja dhe përgatitjen e albumit të tij.

Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektet e tij të reja muzikore ku tërhoqi shumë vëmendje nga të gjithë. E ja ku tashmë njihemi me një tjetër projekt ‘shpërthyes’ të tij.

Prurja më e re e Ledrit mban titullin “Prek” dhe është një nga hyrjet e kësaj jave në klasifikimin e “The Top List”. Jo vetëm kaq, por duket se fansat e kanë pritur mjaft mirë dhe me votat e tyre e kanë renditur menjëherë në vend të katërt të listës së 100 këngëve më të mira moderne shqiptare.

“Prek”, ndryshe nga dy projektet e tij më të fundit ku Ledri shihet me një stil ‘old school’ të repit, është një këngë tipike për t’u kërcyer në club. Megjithatë, duket se Ledri nuk po di të ndalet, pasi shumë shpejt do të publikojë dhe një tjetër projekt, kësaj here në bashkëpunim me Mozzik, që parashikohet se do të jetë një hit.