Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga publiku. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për fansat e tij.

Pak ditë më parë, Ledri ka publikuar projektin më të ri muzikor, që titullohet “Monaco”. Duket se kënga u prit shumë mirë nga publiku të cilët e kanë votuar menjëherë për të qenë pjesë e “The Top List”.

Ledri është pozicionuar direkt në vend të tretë të klasifikimit, e fundja nuk kishim si të prisnim ndryshe nga artisti. “Monaco” ka ritme që të mbesin gjatë në memorie dhe padyshim e themi që do të jetë hiti i padiskutueshëm i kësaj vere.