Ledri Vula vazhdon me sukseset e tij të njëpasnjëshme. Kjo periudhë ka qenë mjaft e frytshme për të, me koncerte të shumta dhe projekte të reja muzikore.

2023 mund ta quajmë si vitin e tij. Vetëm para pak muajsh Ledri publikoi albumin e ri, që rezultoi një sukses i paparë.

Teksa jemi njohur një nga një me këngët e albumit, këtë javë u prezantuan tek publiku një pjesë tjetër e tyre. Thënë kjo, Ledri ka hyrë në klasifikim me plot 3 projekte.

Bëhet fjalë për ”2 passaporta” me Mc Kresha dhe Vig Poppa, ”Win Win” me Capital T dhe projekti i tij solo ”Rri”. Këto këngë janë renditur në vend të 4-të, 76-të dhe 95-të të listës momentalisht.