Gashi është një reper, i cili ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës botërore. Artisti 26-vjeçar, i cili është pjesë e shtëpisë diskografike të Jay Z, “Roc Nation”, ka bashkëpunuar me disa emra të rëndësishëm në muzikë, përmendim këtu French Montana, Dj Snake, G-Easy etj.
Pavarësisht se ka bashkëpunuar me shumë artistë me famë botërore, Gashi nuk i ka harruar rrënjët e tij, duke bashkuar fuqitë me një ndër reperat më të suksesshëm shqiptar, Ledri Vula.
“That’s Mine”, titullohet projekti muzikor i dyshes së njohur, i publikuar më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve. Kjo këngë, e cila është shndërruar menjëherë në një hit muzikor, ka zënë vendin e parë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Por pavarësisht se është një bashkëpunim, kreu i përket Ledrit apo Gashit?
Duke qënë së kjo kënë është publikuar në kanalin zyrtar të Gashit, lë të nënkuptohet se është pikërisht ai që kryeson listën zyrtare të “Top Awards” këtë javë.
A është ky pozicionimi më i suksesshëm i Gashit në “The Top List”?
Nëse do të bëjmë një përmbledhje të të gjitha këngëve të Gashit që kanë qënë në klasifikiim, do të vëmë re që kjo është kënga më e suksesshme e tij në “The Top List”.
Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë që Gashi ka qënë pjesë e Top Listës me tre projekte muzikore, të renditura mjaft mirë. “Rose Gold” e publikuar rreth dy vite më parë, ka mundur të arrijë deri në vendin e 7-të të klasifikimit ndërsa kënga e tij “Personal” ka arritur deri në vendin e 10-të. Kënga e Gashit, e cila është renditur më keq në “The Top List”, ka qënë “1134”, e cila ka zënë vendin e 100-të.