La Fazani rikthehet në “The Top List” me një projekt të ri muzikor. Por këtë herë me një ndryshim, më romantik se kurrë…

La Fazani ka publikuar “Overdrive” që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” dhe e ka renditur menjëherë në Top 10. Ky projekt karakterizohet nga romanca, dashuria dhe pasioni i zjarrtë, aq sa na ka lënë pa fjalë.

Në klip shfaqet artisti së bashku me partneren e tij të zemrës, të cilën e kemi parë dhe në projektet e tjera të tij. “Overdrive” është fiks ai elementi i duhur dhe pikant që i nevojitej kësaj vere të nxehtë, larg mainstream-it…

La Fazani, është një ndër artistët me stilin më unik që e bën menjëherë të dallojë nga të tjerët. Sigurisht ai nuk ka zhgënjyer edhe me këtë krijim të tijin.