Një ndër artistët më të rinj që i është shtuar klasifikimit të “Top Awards” është Majk Celo. “C’est la Vie” është kënga që e ka bërë këtë artist pjesë të “The Top List”, i cili ka ardhur në bashkëpunim me Ledina Celo. Bashkëpunimi i tyre i parë është mirëpritur nga publiku shqiptar, sugjerimit e të cilit e kanë futur menjëherë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Po kush është Majk Celo?

Në fakt muzika për Majk ka qënë gjithmonë e pranishmë që prej fëmijërisë së tij. Babai i tij, i cili ka kënduar kryesisht muzikën klasike, ka perfomuar në Pallatin e Kultures por muzika për të nuk vijoi më tej pasi u largua nga Shqipëria.

Majk është gjithashtu edhe nipi i këngëtares së njohur dhe mjaft të suksesshme, Ledina Celo, për të cilën këngëtari shprehet se muzika e saj ka qënë një frymëzim për të.

I rrethuar me kaq shumë muzikantë, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që Majk të mos bëhej këngëtar. Ai filloi të improvizonte muzikë dhe të shkruante tekste në gjuhën gjermane.

Fillimisht Majk ka kënduar këngë me famë botërore deri në momentin që ai kompozoi këngën e tij të parë “Lali Lali”, rreth një vit më parë, e cila rezultoi mjaft e pëlqyer.

Momentalisht Majk po shijon suksesin e bashkëpunimit të tij me Ledina Celo, “C’est la vie”.