Vetëm një javë pas debutimit të saj në “The Top List”, Eliss vazhdon të ndërtojë kapitullin e saj muzikor me një tjetër prurje, “Sa m’don”, duke rikthyer vëmendjen pas “Dangerous”. Pas energjisë dhe atmosferës që solli me “Dangerous”, Eliss vjen me këngën e saj të dytë në listë, “Sa m’don”.
Një titull që ngacmon kureshtjen që në leximin e parë dhe që sjell në fokus një pyetje të thjeshtë, por me shumë peshë emocionale “sa m’don?” Me një qasje moderne dhe një identitet që vazhdon të marrë formë, Eliss po shton një tjetër kapitull në rrugëtimin e saj muzikor.
Titulli ka atë lloj vibe-i që të fut menjëherë në një mood mes ndjenjave, dyshimeve dhe marrëdhënieve ku fjalët jo gjithmonë mjaftojnë. Dhe pikërisht këtu qëndron kurioziteti, çfarë sjell Eliss këtë herë dhe si do të lidhet “Sa m’don” me atmosferën e krijuar nga projekti i saj i mëparshëm?
Një gjë është e sigurt, me këtë release të ri, Eliss vazhdon të zgjerojë katalogun e saj dhe të krijojë pritshmëri për atë që vjen më pas.