Rina sapo ka publikuar këngën e saj më të re, një bashkëpunim me dj me origjinë greke, Dj Amelia. Kënga titullohet “BLUE” dhe klipi i saj është xhiruar në Greqi, ku dhe reperja po qëndron prej disa kohësh dhe mund të themi se është një klip shumë veror.

Por kush është Dj Amelia? Dj Amelia, emri i saj i vërtetë është Emily Chahine. Amelia është një nga emrat më të dëgjuar në Greqi. Me një karrierë të gjatë, Amelia është një nga Dj më të kërkuar të jetës së natës.

Nuk na ndodh shpesh të dëgjojmë për një Dj vajzë, por Amelia është një ndër ato që i ka thyer këto stereotipe. Talentin e saj për herë të parë në Top Awards e mësuam me bashkëpunimin e saj me Rinën në “Blue”. Tashmë dhe e njohur për tregun shqiptar, na mbetet për të parë nëse do ta shohim në projekte me të tjerë artistë nga Top Awards.