Argjend Gjigja është artisti multimedial shqiptar i lindur dhe rritur në Vojvodin, ku ka hedhur hapat e parë në fushën e artit. Argjendin mund ta keni parë në ekrane dhe bilboarde të ndryshme regjionale dhe botërore në rolin e modelit. Një ndër projektet e shumta si model është roli kryesor në videoklipin e yllit muzikor ballkanas Dino Merlin, projekt ky që u xhirua ne Zvicër, Bosnje dhe Tajlandë i cili më pas u vulos me kontratë dy vjeçare duke e bërë Argjendin performues skenik të tij, për të vijuar më pas me performime në koncerte në vende të ndryshme e cila kulminoi në koncertin gjigand të mbajtur në Sarajevë në vitin 2015 ku Argjendi performoi bashkë me të përballë një publiku masovik të përbërë prej 100 000 njerëz në publik.
Për shkak të tipareve të fytyrës Argjendi karrieren si model e vazhdoi në tregun e Turqisë ku ka realizuar reklama dhe kampanja promovuese për brende të ndryshme të aksesorëve për meshkuj dhe veshje elegante. Me atdhedashurinë që posedon, Argjendi ktheheht ne Maqedoninë e Veriut për te kontribuar në fushen mediale duke u bërë prezentues televiziv i emisionit të përditshëm të mëngjesit.
Argjendi shquhet per atdhedashurine e tij dhe ëndërren e tij muzikore e filloi me kengën e tij të parë “Liberte” e që tani e tutje premton që muzikës shqipe do i sjell freski të muzikës urbane ku në formë moderne përmes zërit dhe instrumenteve të caktuar nuk do të mungojë as emocioni ballkanas. Argjend është emri i vertete i tij ndërsa Gjigja është Argjend por në gjuhën e motrës së tij që ka lindur me vështirësi në të menduar dhe në të folur. Ajo është dhe mbetet motivi kryesor i Gjigjës. Aktualisht Argjendi është i fokusuar në muzikë por nuk mungojnë edhe aktivitet në botën e modelingut ku së fundmi në Cologne të Gjermanisë ka realizuar reklamë për të brendshmet për brendin ndërkombetar Calvin Klein.
Projekti më i fundit i tij mban titullin “Tolerom” dhe e sjell atë për herë të parë në klasifikimin e “The Top List”. Argjendi pozicionohet aktualisht në vend të 33-të të listës.