Alban Chela është hyrja më e re e “The Top List”, i cili në bashkëpunim me këngëtaren australiane Veronica Bravo, kanë sjellë një ndër këngët më të veçanta të publikuara së fundmi.
“Still Hurts” titullohet ky publikim i ri muzikor, i cili këtë javë ka mundur të marrë sugjerimet e majftueshme, për t’u bërë pjesë e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke u pozicionuar në vendin e 100-të. Kjo këngë është publikuar nga labeli i njohur në New York, “Magic Music” ndërsa video e këngës është realizuar në Austri.
I kontaktuar nga “Top Awards”, Alban Chela ka zbuluar më shumë për këngën “Still Hurts”, duke thënë: “E nisa si projekt 2 vjet më parë dhe teksa po flisja me Veronicen ja tregova si Demo dhe e pelqeu shumë, kështu që vendosëm ta bëjmë bashkëpunim. Kënga është bërë për persona, të cilët në jetën e tyre kanë humbur një njeri të rëndësishëm dhe vazhdojnë të mendojnë çdo ditë për atë person”.
“Kënga është punuar plot dashuri dhe uroj që ta pëlqeni. Falenderoj “Top Channel” që e bëri këngën “Still Hurts” pjesë të “Top Awards”! Faleminderit për dashurinë”, përfundon Albani.
Po kush është Alban Chela?
Alban Chela ka lindur më 7 Maj 1994 në Tirane. Ai filloi profesionin e tij si DJ në vitin 2010-të. Ishte vetëm 16-vjec kur filloi të luante muzikë në klube dhe vende të vogla ndërkohë që pasioni i tij për muziken ishte shumë i madh. Gjatë këtyre viteve, Alban Chela ka luajtur në klubet më të mëdhaja në Shqipëri dhe në shumë festivale por gjithashtu ka performuar në radio të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Ai gjithashtu njihet si Producent Muzikor dhe produksionet e tij janë të publikuara nga shtëpi diskografike ndërkombetare.
Kush është Veronica Bravo?
Veronica Bravo është një këngëtare australiane, e cila ka disa këngë me shtëpitë diskografike më të mëdhaja në botë si “Trap Nation”, “NCS”, “Trap City”, “Magic Music” etj etj. Njihet për bashkëpunimet e saj me DJ dhe Producentë ndërkombëtar.