Dafina Zeqiri vjen në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List” me këngën e saj “Alo”. Por mos u keqkuptoni…
Nuk e kemi fjalën për një ndër hitet e saj të dikurshme. Përkundrazi, “Alo” është kënga e saj e re e sapo publikuar.
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka lançuar këngën e saj të dytë të vitit, të titulluar “Alo”. Pas suksesit të këngës së parë, “Për ty”, Dafina vjen me një këngë plot ritëm dhe energji që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të saj.
Kënga “Alo” është një kombinim i melodisë moderne dhe elementeve të muzikës pop, ndërsa teksti i saj flet për një histori dashurie dhe ndjenjash të thella. Kjo këngë vjen e shoqëruat me një videoklip shumë interesant dhe tërheqës, duke pasqyruar stilin dhe personalitetin e artistës.
Duket se Dafina është në një periudhë shumë të frytshme në karrierën e saj dhe nuk ka ndërmend të ndalojë. Madje, këto këngë kanë dhe një rëndësi më të madhe teksa vijnë ndërsa artistja është në pritje të ëmbël. “Alo” mbyll Top 10 për këtë javë.