E publikuar rreth 6 vite më parë, “Kthema kohen” është kënga që ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar edhe pse ka ardhur me një stil tepër të veçantë. E kënduar nga këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, Cricket dhe Numen, kanë vendosur ta ripërpunojnë këtë këngë, duke e sjellë në një version mjaft modern.
Publiku shqiptar e ka mirëpritur këtë “remake” dhe e ka futur menjëherë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Ndërkohë që javën e kaluar ky bashkëpunim pozicionohej në vendin e 76-të, fansat e dyshes kanë bërë të pamundurën për ta ngjitur këtë këngë sa më lartë dhe në fakt ia kanë arritur qëllimit. Falë votave të publikut, “Kthema kohen” është ngjitur 49 pozicione, duke u renditur në vendin e 27-të.
Ky ripërpunim muzikor është shndërruar në këngën më të suksesshme të javës pasi është është ngjitur me më shumë pozicione se çdo projekt tjetër, krahasuar me javën e kaluar.
Shumë artistë kanë zgjedhur të risjellin në vëmendje këngët e vjetra muzikore dhe duket se po bëjnë gjënë e duhur pasi publiku po i voton pafund në klasifikimin zyrtar të “Top Awards”.