Jemi në javën e 118-të klasifikimit të “The Top List” dhe fansat kanë bërë përzgjedhjen e tyre për këngën më të mirë të javës. Fansat e Kidës janë ata që janë angazhuar më shumë përmes votave, duke bërë që projekti më i ri i këngëtares së tyre të preferuar, “Ti”, të mos lëshojë kreun e listës së 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Edhe pse vendi i parë dhe i dytë nuk kanë ndryshuar, vendin e tretë e ka marrë Yll Limani me bashkëpunimin e tij me 2po2, “Dritat”, duke mposhtur  “Trendafil” të Dhuratës dhe Florit. Kjo këngë, e cila ka 18 javë që është pjesë e listës, është ngjitur tre pozicione nga java e kaluar, duke u bërë pjesë e tre këngëve më të bukura të javës.

Sa i përket projekteve të reja për këtë javë, 4 të tillë i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards”, duke u pozicionuar mjaft mirë, edhe pse është java e tyre e parë në klasifikim.

Kënga që është ngjitur me më shumë pozicione nga java e kaluar është bashkëpunimi i Yll Limanit, Dj Dags & PM, “Besom”, i cili gjendet 54 pozicione më lartë.