“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night”dhe t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ teksa na falin një emocion shumë të vecantë duke performuar hitet e tyre ndër vite.

E teksa keni dëgjuar rrëfimet e Arilena Arës, Ylli Limanit, Ronela Hajatit, Eugent Bushpepës, Capital T, Besa Kokëdhimës, Alban Skënderaj dhe Soni Malaj një tjetër artist konfirmohet ekskluzivisht për ju! Është pikërisht Fifi ajo e cila do të mund ta shohim shumë shpejt teksa performon në “A Live Night”.

Ishte pikërisht partneri i saj i zemrës Adis Patushi që kishte postuar një foto të këngëtares në ambientet e Top Albania Radio, aty ku xhirohet dhe “A Live Night”. Më pas Fifi e kishte ripostuar në llogarinë e saj në Instagram, në InstaStory.

Një emision që na ka mbajtur gozhduar para ekranit, na ka bërë të njohim një tjetër anë të artistëve tanë të dashur dhe të dëgjojmë hitet e tyre më në zë. E deri tani nuk jemi zhgënjyer aspak me përzgjedhjen e tyre. Na mbetet të presim dhe pak që të mësojmë se cilët do të jenë artistët e ardhshëm.