Një tjetër komedi romantike që parashikojmë se do të përqafohet gjithashtu shumë nga publiku i gjerë është pikërisht “5 Herë Jo”, me protagonistë një ndër çiftet më të preferuara dhe të komentuara, Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Prej disa muajsh tanimë është folur kudo në media për përgatitjet që po bëheshin mbi këtë projekt të ri filmik.

Më 12 Dhjetor, filmi pati premierën e tij absolute, ku u shfaq për herë të parë për publikun. Kuriozitet mjaft të madh ka patur dhe për kolonën zanore të “5 Herë Jo”.

Kjo këngë është realizur nga Alban Skënderaj dhe mban titullin “Obsesion”. Artisti e konfimoi vetë lajmin gjatë një spektakli të “Dancing With The Stars” kur ishte i ftuari special i natës.

Që nga publikimi i “Obsesion”, njerëzit janë çmendur pas kësaj kënge. Ja disa nga videot e shumta që janë bërë në TikTok me këtë këngë në sfond…

https://www.instagram.com/p/C04dai6t9e_/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==