Ai u shpall zëri më i mirë i shqiptarëve në edicionin e fundit të “The Voice Of Albania” dhe duket se ai ka qënë zgjedhja e duhur pasi Klint Çollaku ka treguar talentin e tij në projektin e tij më të ri muzikor.
“Genjej” titullohet kënga e parë e Klintit, e cila ka ardhur e shoqëruar me një videoklip. Falë mbështetjes së madhe të fansave dhe komenteve pozitive, Klinti ka rrëmbyer menjëherë vendin e 53-të në klasifikimin e “The Top List”. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, talenti më i ri i muzikës shqiptare ka folur më shumë për këngën e tij të re.
Top Awards: Sa ka ndryshuar jeta juaj që nga pjesëmarrja në “The Voice?
Klint Çollaku: Mund të them shumë, me plot gojë, më dha eksperiencën që kisha nevojë të merrja dhe më dha vetëbesim.
Top Awards: “Genjej” është projekti juaj i parë me një videoklip? Si ka qënë për ty kjo eksperiencë?
Klinti: E vështirë dhe e bukur në të njëjtën kohë. Më pëlqeu shumë si eksperiencë dhe besoj se do jem më mirë në klipin tjetër.
TA: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin, klipin?
Klinti: Muzika nga Marsel Gunga, teksti nga 2Step dhe videoklipi nga “Sebastian Production”.
TA: Për cfarë flet kjo këngë?
Klinti: Kjo këngë flet për një “çift” që takohen vetëm për një natë dhe më pas nuk komunikojnë më ditën tjetër.
TA: Si është pritur ky projekt muzikor nga publiku?
Klinti: Shumë mirë me thënë të drejtën. Njerëzit e kanë klikuar dhe e kanë pëlqyer shumë në një kohë të shkurtër.
TA: Që në javën e parë të publikimit, jeni pjesë e “The Top List”, si ndiheni për këtë?
Klinti: Ndjej vlerësim nga ana e publikut që pa zgjatur shumë më votuan për në “The Top List”.
TA: Komplimenti dhe kritika më e çuditshme që keni marrë nga dikush?
Klinti: Ka shumë, e vështirë të specifikosh.
TA: Keni menduar ndonjë bashkëpunim?
Klinti: Po, jam duke menduar një bashkëpunim por si fillim të marri kohën e vetë kënga e re.
TA: Një mesazh për të gjithë ata që të kanë votuar për të qënë pjesë e “The Top List”?
Klinti: Ju falenderoj shumë të gjithëve, vazhdoni kështu, kam nevojë për mbështetjen tuaj!