“Hip Hop” është projekti muzikor që ka bashkuar treshen e talentuar MC Kresha, Lyrical Son dhe Ledri Vula, një këngë që është pëlqyer tepër nga fansat e artistëve.

Ndërkohë që secili prej këngëtarëve janë pjesë e “The Top List” me projektet e tyre “solo” duket se “Hip Hop” ka mundur t’i rezistojë prurjeve të reja muzikore, duke u renditur mjaft mirë në klasifikim.

Kanë kaluar 11 javë që kur “Hip Hop” është bërë pjesë e klasifikimit, ku nga java në javë ajo ngjitet sa më në krye të renditjes dhe për këtë javë ky projekt muzikor është ngjitur me 8 pozicione.

E renditur në vendin 32-të, “Hip Hop” është një nga këngët e albumit të ri të reperave “Rapsodët n’Rap t’Sotit” dhe është një lloj ripërpunimi i krijimeve muzikore të grupit MAK, me rastin e 40 vjetorit të themelimit të grupit legjendar shqiptar.